Rreth Nesh

Kidzone është përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo-s në Kosovë. Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin. Aktiviteti kryesor i Jumbo-s është tregtimi i lojërave dhe artikujve për fëmijë, libra, kancelari, dekorime dhe produkte sezonale. Megjithatë Jumbo është kthyer në markën më të dashur jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg

Pas suksesit të Jumbo-s në Shqipëri, Kidzone e shtriu aktivitetin përtej kufijve, në Kosovë. Jumbo është i pranishëm me 7 dyqane: në Fushë Kosovë, Albi Mall në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Pejë dhe Mitrovicë.

Jumbo operon në 4 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, në Shqipëri, Kosovë, Bosnie dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Bazuar në suksesin e dyqaneve, Jumbo synon të zgjerohet përtej brigjeve të Ballkanit.


Rreth Grupit BALFIN

Grupi BALFIN (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Z. Samir Mane, dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë.

BALFIN është një grup i diversifikuar, i pranishëm në industri si: prona të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, banka, menaxhim asetesh, turizëm, media, arsim dhe logjistikë.

Grupi punëson afërsisht 5,000 njerëz, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesit të Grupit në këto 30 vjet.

Grupi BALFIN është një partner i besueshëm, që kryen aktivitete biznesi në shkallë ndërkombëtare, sipas standardeve më të larta të biznesit dhe etikës, me kapital të konsiderueshëm financiar, burime njerëzore të jashtëzakonshme dhe një fokus të plotë në inovacionin.

Nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe përfshirjes sociale, Grupi BALFIN sfidon status quo-në, duke nxitur një ndikim pozitiv në komunitet.


Misioni

Të ndihmojmë njerëzit duke u ofruar gjithçka që u nevojitet, në mënyrë që ata të mund të provojnë çdo sezon, trend, dëshirë ose hobi në një hapësirë ku ndihen mirë. Ne synojmë të jemi më tepër se një destinacion blerjesh; duke garantuar plotësimin e çdo kërkese dhe dëshire përmes alternativave të pafundme, me çmime të arsyeshme dhe cilësi të lartë.


Vizioni

Të jemi firma lider në tregun ku operojmë për tregtimin e lodrave, artikujve të konsumit të përditshëm dhe atyre sezonale, jo vetëm duke udhëhequr tregun por edhe duke e formuar dhe strukturuar atë, në zonat ku ne operojmë.


Vlerat tona

– Të jemi të fokusuar te klienti.
– Të jemi të ndershëm dhe të drejtë.
– Të shërbejmë me pasion.
– Të përmirësohemi dhe zhvillohemi vazhdimisht.
– Të marrim vendime bazuar në fakte dhe analiza.
– Të jemi modestë dhe mirënjohës.

Shumëllojshmëri produktesh

Zgjidh mes 30.000 artikujve, dizajneve unike e çmimeve më të mira.

Format e pagesës

Pagesa mund të bëhet me para në dorë ose me kartë (Visa ose Master).

Transporti FALAS për çdo porosi

Për çdo porosi të bërë gjatë muajit mars, transporti në banesën tuaj do të ofrohet FALAS.

Shërbimi i klientit

Shërbim i dedikuar për të gjithë klientët nga e hëna në të shtunë 09:00-20:00.
ABONOHUNI NË BULETINI

© 2024 Jumbo. All rights reserved.

Web Design & Development by
Powered by Generation Next ecommerce platform