Termat dhe Kushtet

Kostot e transportit

Transporti për në adresën tuaj kushton 2 Euro per blerje prej më pak se 20 Euro dhe është falas për blerjet mbi 20 Euro.


Mënyrat e Kryerjes së Pagesës
Klienti mund të kryejë pagesën me:
1. Para në dorë kur merr porosinë.
2. Kartë Visa ose Master Card.


Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit:

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis “Kid Zone Kosova” SH.P.K., e regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, me numër unik identifikues 810839235, me seli në Prishtinë, Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovës [më tutje referuar si “Jumbo Kosova”] dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të Jumbo Kosova nëpërmjet faqes së internetit www.jumbo-ks.com (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”).

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.jumbo-ks.com, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Jumbo Kosova.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Përgjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.jumbo-ks.com.

Jumbo Kosova mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve për mirëmbajtje, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte Jumbo Kosova të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’ju heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.


Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Jumbo Kosova nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Jumbo Kosova apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Jumbo Kosova.


Produktet dhe Çmimi

Duke vizituar faqen www.jumbo-ks.com, ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit dhe përbërja e tyre.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme nga blerja në dyqan. Prandaj ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

Jumbo Kosova nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

Jumbo Kosova nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i referohet pasjes së produktit në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Jumbo Kosova merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Jumbo Kosova janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Jumbo Kosova do t’i njoftojë gabimin klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.


Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit.

Pas përfundimit të blerjes së produktit/eve në rrugë elektronike, Jumbo Kosova i konfirmon klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.


Dorëzimi i Produkteve          
Në rast mungese apo vonese, ju do të njoftoheni nga Jumbo Kosova për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anulojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Jumbo Kosova për zëvendësimin e produktit.

Në rast se Jumbo Kosova apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.


Kthimi i Produkteve.

  • Ndërrimi i produkteve është i mundur të bëhet brenda 1 (një) jave nga data e blerjes.
  • Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit.
  • Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura.
  • Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi.
  • Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen.
  • Produktet sezonale nuk ndërrohen pas mbarimit të sezonit (edhe nëse nuk ka kaluar një javë nga blerja).
  • Nuk është i mundur kthimi i parave por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.
  • Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen nga servisi ynë dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.
  • Për arsye higjenike, veshjet e brendshme nuk ndërrohen.
  • Në rastet kur produktet dëmtohen nga klienti ose thyhen do të paguhen nga klienti.

Privatësia dhe të Drejtat e Autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Jumbo Kosova është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Marrja e informacionit, të dhënave, imazheve, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është e ndaluar. Përdorimi i tyre është i mundur vetëm për qëllime jo-komerciale.


Sherbimi i Klientit

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Jumbo Kosova www.jumbo-ks.com, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mail: info@jumbo-ks.com dhe në numrin e telefonit të shërbimit 048 999 016.

Shumëllojshmëri produktesh

Zgjidh mes 30.000 artikujve, dizajneve unike e çmimeve më të mira.

Format e pagesës

Pagesa mund të bëhet me para në dorë ose me kartë (Visa ose Master).

Transporti FALAS për çdo porosi

Për çdo porosi të bërë gjatë muajit mars, transporti në banesën tuaj do të ofrohet FALAS.

Shërbimi i klientit

Shërbim i dedikuar për të gjithë klientët nga e hëna në të shtunë 09:00-20:00.
ABONOHUNI NË BULETINI

© 2024 Jumbo. All rights reserved.

Web Design & Development by
Powered by Generation Next ecommerce platform