Karriera ne Jumbo

Të punuarit në Jumbo

Një punonjës në JUMBO por edhe në të gjithë Grupin Balfin shihet si një vlerë e shtuar e kompanisë.
Të punosh në JUMBO do të thotë të respektoheni sepse ne e trajtojmë me ndershmëri dhe me drejtësi ekipin tonë.  
Mendimi i punonjësve në JUMBO është gjithmonë i mirëpritur, por shkon edhe më tej, pasi merret në konsideratë dhe përfshihet në vendimmarrje.
Në JUMBO dallojmë dhe promovojmë performancë të lartë. Gjatë vitit të kaluar numërohen 20 promovime në pozicione të rëndësishme të kompanisë.       
Besimi tek punonjësit tanë, njohja e mendimeve, meritat dhe kontributi i tyre, motivon punonjësit tanë dhe i ndihmon ata në rrugën e promovimit dhe suksesit.


Procesi i rekrutimit / Procesi i përzgjedhjes

Ekzistojnë disa hapa që ndërmerren deri në gjetjen e punonjësit për vendin e lirë të punës:

  • Fillimisht, krijohen njoftimet dhe publikimet përkatëse. Është e mundur të zëvendësohen vendet e lira të punës me personel të brendshëm. Në rast se baza e të dhënave dhe aplikimet e brendshme nuk plotësojnë kriteret e kërkuara, ne fillojmë menjëherë me fushatën e rekrutimit dhe me publikimet.      
  • Burimet njerëzore reklamojnë vendet e lira të punës në website-n e kompanisë dhe në media, rrjete sociale ose portale të ndryshme në internet. Në njoftim specifikohet afati i aplikimit dhe një periudhë minimale gjatë së cilës aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar.
  • Mbledhja dhe analizimi i të gjitha aplikimeve të kandidatëve.   
  • Procesi i përzgjedhjes fillon me testimin. Si minimum i nevojshëm konsiderohen teste logjike dhe të personalitetit.     
  • Nëse kandidatët i kalojnë këto teste, ata kontaktohen për intervistë. Në këtë fazë, HR rekomandon kandidatin për një intervistë tjetër, për punësim ose e mban mënjanë për pozicionet e tjera që mund të hapen në të ardhmen në kompani.
  • Përgatitet oferta zyrtare e punësimit.       
  • Punësimi dhe prezantimi i punonjësve të rinj me kompaninë dhe stafin.

Çfarë ofron Jumbo?

Jumbo respekton dhe zbaton rreptësisht Kodin e Punës, të gjitha dispozitat dhe aktet e tij, të ratifikuar në Republikën e Kosovës, duke siguruar të drejta dhe liri të plota për punonjësit. Përfitimet varen nga kategoria, niveli dhe vendndodhja e vendit të punës.            

  • Jumbo investon tek punonjësit e saj duke i zhvilluar dhe trajnuar ata vazhdimisht.
  • Si pjesë e Grupit Balfin, trajnimi i punonjësve dhe zhvillimi profesional është në fokus të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Me qëllimin e investimit të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, Jumbo zhvillon trajnime të ndryshme gjatë gjithë vitit. Të gjitha trajnimet janë të ndryshme sepse edhe pozicionet e punës janë dinamike nga njëra-tjetra.    
  • Kur Jumbo investon në zhvillimin profesional të punonjësve të saj, bën të mundur që promovimi i tij të jetë një praktikë e vazhdueshme. Në vetëm një vit kanë ndodhur më shumë se 20 promovime.
  • Si punonjës i Jumbo do të keni mundësinë të zhvilloni karrierën dhe të zhvilloheni profesionalisht duke dhënë kontributin tuaj.

Shumëllojshmëri produktesh

Zgjidh mes 30.000 artikujve, dizajneve unike e çmimeve më të mira.

Format e pagesës

Pagesa mund të bëhet me para në dorë ose me kartë (Visa ose Master).

Transport i shpejtë

Transporti falas për porositë mbi 20 EURO. Për porositë nën 20 EURO, kostoja e transportit është 2 EURO.

Shërbimi i klientit

Shërbim i dedikuar për të gjithë klientët nga e hëna në të shtunë 09:00-20:00.
ABONOHUNI NË BULETINI

© 2024 Jumbo. All rights reserved.

Web Design & Development by
Powered by Generation Next ecommerce platform