Pyetjet e bëra më shpesh

Si mund të bëj një porosi në faqen tuaj?

  • Për të blerë online në faqen e Jumbo Kosova, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:
  • Klikoni në njërën prej kategorive. Në secilën prej tyre, gjeni nënkategoritë përkatëse, me shumëllojshmëri produktesh.
  • Zgjidhni produktin/et që dëshironi të blini dhe shtypni butonin “Shto në Shportë”.
  • Produkti/et do të shtohen automatikisht në shportën tuaj të blerjes. Aty do t’ju shfaqet edhe totali i pagesës që duhet të bëni.
  • Pasi të keni përfunduar blerjet tuaja, klikoni në ikonën e karrocës së blerjes që gjendet në krye të faqes djathtas, për të parë shportën tuaj.
  • Zgjidhni opsionin “Shihni shportën” dhe do t’ju shfaqen produktet që keni zgjedhur. Këtu mund të kontrolloni sasitë, shumën dhe kostot e transportit të porosisë tuaj. Nëse keni përfunduar këtë hap, zgjidhni opsionin “Kaloni tek kasa”.
  • Plotësoni të dhënat për faturimin tuaj. Në fund, kontrolloni porosinë tuaj, për të shmangur gabime të mundshme.
  • Lexoni dhe më pas zgjidhni opsionin “I kam lexuar dhe jam dakort me terma dhe kushte.”
  • Më pas shtypni butonin “Kryej porosinë”.

A është i mundur ndërrimi i produkteve që kam blerë?

  • Ndërrimi i produkteve është i mundur të bëhet brenda 1 (një) jave nga data e blerjes. Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit.
  • Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura.
  • Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi. Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen.
  • Produktet sezonale nuk ndërrohen pas mbarimit të sezonit (edhe nëse nuk ka kaluar një javë nga blerja).
  • Për arsye higjenike, veshjet e brendshme nuk ndërrohen. 

A është i mundur kthimi i parave për produktin që dua të ndërroj?

Nuk është i mundur kthimi i parave, por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.


Po në rastin kur produkti është me defekt?

Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen nga servisi ynë dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.


Cilat janë mënyrat e pagesave që ofroni?

Pagesa bëhet cash në momentin që merrni porosinë në dorëzim ose me kartë.

Shumëllojshmëri produktesh

Zgjidh mes 30.000 artikujve, dizajneve unike e çmimeve më të mira.

Format e pagesës

Pagesa mund të bëhet me para në dorë ose me kartë (Visa ose Master).

Transport i shpejtë

Transporti falas për porositë mbi 20 EURO. Për porositë nën 20 EURO, kostoja e transportit është 2 EURO.

Shërbimi i klientit

Shërbim i dedikuar për të gjithë klientët nga e hëna në të shtunë 09:00-20:00.
ABONOHUNI NË BULETINI

© 2024 Jumbo. All rights reserved.

Web Design & Development by
Powered by Generation Next ecommerce platform